Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 11.07.2020 03:13

​“Akullnaja e Ditës së Gjykimit” në Antarktidë - po shkrihet gjithnjë e më shpejt

Prishtinë | 03/02/2020 12:19

Ujërat e nxehta u zbuluan nën akullnajën më të rrezikshme dhe më të madhe të Antarktikut, Thwaites, duke bërë që ajo të shkrihet nga poshtë lart, një proces që mund të bëjë që niveli i detit të rritet deri në tri metra, shkruan Washington Post.

Gjatë një studimi të financuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, shkencëtarët shpuan një akullnajë në një thellësi prej 600 metrash për të matur temperaturën e detit pikërisht aty ku akullnaja prek oqeanin. Ky është vendndodhja më e vështirë për t'u gjetur në planet, transmeton KosovaPress.

Matjet kanë treguar që temperatura e detit në këtë pikë është pak më lart se zero gradë, që është dy gradë më e ngrohtë se sa temperatura mesatare e detit në atë pjesë.

“Ky është një lajm shumë i keq. Nuk është një zonë ku akullnaja do të jetë në gjendje të mbijetojë”, tha David Holland, një nga shkencëtarët që kreu studimin.

Shkencëtarët gjithashtu e dinin më herët se Thwaites, i quajtur ndryshe "Akullnaja e ditës së gjykimit", po shkrihet me një ritëm mjaft të lartë dhe po humbet shumë akull - vetëm në dhjetë vjetët e fundit, Thwaites ka humbur 600 miliardë ton akull. Deri më tani, besohej se arsye për këtë ishte uji i ngrohtë që qarkullonte nën sipërfaqen e ftohtë të Antarktidës dhe më afër bregdetit.

Por për Thwaites kjo nuk mund të konfirmohej pasi ishte shumë e vështirë të arrihej në këtë akullnajë gjigande, transmeton KosovaPress.

"Zbulimi më i madh është se atje ka ujë të nxehtë dhe është e qartë se uji i nxehtë nuk ka qenë atje përgjithmonë, përndryshe akullnaja nuk mund të formohej," vazhdon Holland.

Thawaites konsiderohet akullnaja më e rrezikshme në Antarktidë për shkak të madhësisë së saj, është jashtëzakonisht e gjerë. Është një copë akulli 120 kilometra e gjerë që, nëse shkrihet, fletët shtesë të akullit do të notojnë në të gjithë rajonin.

Kjo është arsyeja pse shpimi ishte gjithashtu i vështirë - është pak më shumë se 600 metra i thellë, por vetëm 40 metra i lartë mbi nivelin e detit. Thwaites ka qenë nën syrin vigjilent të shkencëtarëve për vite me radhë pasi shpërbërja e saj mund të çojë në ngritje të konsiderueshme të nivelit të detit.

Vitin e kaluar, një zgavër e madhe sa Manhattan, u gjet nën Thwaites, e cila thuhet se dikur përmbante 14 miliardë ton akull, shumica e të cilit është shkrirë për vetëm tre vjet, sipas raporteve të mediave.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress