Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 06.08.2020 12:48

​Ankesa e “Amazon” nuk e shtyn megakontratën JEDI

Prishtinë | 10/12/2019 20:05

Ankesa e “Amazon” kundër dhënies së megakontratës JEDI, për ruajtjen e të dhënave në internet, konkurrentit të saj “Microsoft”, nuk do ta shtyjë vënien në zbatim të kontratës, njoftoi sot një zyrtar i lartë i Pentagonit.

Gjiganti i tregtisë në internet akuzoi presidentin amerikan, Donald Trump, se ka ndikuar mbi Pentagonin për dhënien e kësaj kontrate prej 10 milionë dollarësh, që ka si qëllim të modernizojë tërësinë e sistemeve informatike të Forcave të Armatosura Amerikane në një sistem të menaxhuar nga Inteligjenca Artificiale.

Divizioni i Shërbimeve në Rrjet “Amazon”, që mbizotëron në industrinë e “cloud computing” dhe ofron serverë të sigurt për agjencitë e tjera të qeverisë amerikane, përfshirë këtu edhe CIA-n, konsiderohej si favorit për marrjen e kontratës.

“Amazon” beson se armiqësia e Donald Trump ndaj drejtuesit të saj, Jeff Bezos, pronar i “Washington Post”, i perceptuar si armik politik, luajti një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e Pentagonit./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress