"Ne jemi shumë të bindur se një furnizues tjetër i pajisjeve 5G është i nevojshëm për të siguruar qëndrueshmërinë e rrjetit tonë shumë të rëndësishëm 5G," u tha Morgan gazetarëve në Londër, transmeton KosovaPress.
Javën e kaluar, Britania e Madhe miratoi përfshirjen e kufizuar për kompaninë kineze për ndërtimin e një rrjeti kombëtar celular 5G, duke kundërshtuar përpjekjet globale të Shteteve të Bashkuara për të përjashtuar gjigantin e teknologjisë kineze nga zhvillimi i telekomunikacionit i gjeneratës tjetër në Perëndim.
"Ne gjithashtu duhet të punojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë për të siguruar ose të kemi një shitës tjetër që bën biznes diku tjetër në Britaninë e Madhe ose të gjejmë potencialisht një kompani tjetër që mund të ofrojë këtë pajisje për të ndihmuar në sigurimin e sistemit tonë", tha Morgan.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019