Qeveria shtoi se do të përjashtojë shitësit me rrezik të lartë si Huawei, nga pjesët kryesore dhe të rëndësishme të rrjetit 5G dhe rrjeteve gigabit.
Sipas saj Huawei do të jetë e kufizuar në 35% të pjesëve jo të rëndësishme të rrjetit.
Firma kineze deklaroi se ishte e siguruar nga vendimi i qeverisë, pasi kryeministri Boris Johnson kryesoi sot në mëngjes një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Huawei është siguruar nga konfirmimi i qeverisë së Britanisë së Madhe, se mund të punojmë me klientët tanë për të vazhduar procesin e duhur të 5G-së”, deklaroi zëvendëspresidenti Victor Zhang.
Zhang theksoi se vendimi do të rezultojë në një infrastrukturë telekomi më të përparuar, më të sigurt dhe me kosto më efektive, gjë që është e përshtatshme për të ardhmen./ATSH/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019