Edhe pse, për fat të mirë, copa më të mëdha të mbeturinave të hapësirës rrallë herë përplasen, diçka e tillë mund të ndodhë këtë javë.
Sipas LeoLabs, një shërbim që monitoron mbetjet e orbitave, IRAS (teleskopi hapësinor i lansuar më 1983) dhe GGSE-4 (satelit shkencor i lansuar në vitin 1967) mund të përplasen më 29 janar. Konkretisht, atë ditë, në një lartësi prej 900 kilometrash, të dy satelitët do të kalojnë njëri-tjetrin në vetëm 15-30 metra largësi.
Për shkak se ata nuk janë më operacionalë, ekspertët nuk mund të komunikojnë me ta dhe të kryejnë manovra për të shmangur një përplasje, transmeton KosovaPress.
Sipas llogaritjeve të LeoLabs, ekziston një shans prej 1% i përplasjes, raporton Science Alert.
Ata po lëvizin me shpejtësi prej 14.7 km/s. Këta satelitë nuk kanë peshë dhe madhësi të barabartë. IRAS është një teleskop hapësinor më i madh që peshon 1.083 kg në nisje dhe GGSE-4 është shumë më i vogël dhe më i lehtë - peshon vetëm 4,5 kg dhe lidhet me një satelit më të madh.
Nëse ata do të përplasen, GGSE-4 do të shkatërrohet dhe do të shndërrohet në një grumbull mbeturinash. IRAS ka të ngjarë të qëndrojë në një copë, por disa pjesë më të vogla mund të ndahen prej saj, gjë që do të krijonte mbeturina shtesë në orbitën tonë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019