Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 09.04.2020 06:39

​Gjendet objekti prej druri më i vjetër në botë

Prishtinë | 04/02/2020 19:21

Një enë prej druri rreth 7000-vjeçare është gjetur nga arkeologët në Republikën Çeke.

Studiuesit pasi kanë bërë analizimet përkatëse kanë dalë në përfundimin, se kjo është ena më e vjetër në botë e gjetur deri më tani.

Objekti është në formë katrore e përbërë me dru, dhe në atë kohë u krijua nga fermerët me dru lisi rreth vitit 5256 para Krishtit. Origjina e tij është zbuluar pas studimit të stilit të ndërtimit të këtij objekti që njihet ndryshe edhe dendrokranologjike.

“Objekti arriti të rezistonte duke qenë poshtë ujit për shekuj me radhë. Tani ne nuk mund ta lëmë atë të thahet ndryshe ena prej druri do të shkatërrohet”, tha Karol Bayer nga Departamenti i Restaurimit të Universitetit të Pardubice në një njoftim për shtyp.

Por studiuesit po mendojnë një tjetër formë të ruajtjes së objektit, duke e tharë dhe ngrirë me sheqer në mënyrë që të mos shpërbëhet.

Objekti është gjetur në një pus dhe mendohet se shërbente si kovë për të mbajtur sende.

Ka një lartësi 140 cm ndërsa baza është 80 me 80 cm./TCh/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress