VW Golf është viti i 44-të radhazi modeli më i kërkuar në tregun evropian, sipas rezultateve të publikuara nga focus2move.com.
Shpresa e prodhuesit gjerman arriti në 458.595 konsumatorë në të gjithë Evropën vitin e kaluar.
Golfi ka ruajtur pozicionin e saj të parë përkundër një rënie në shitje prej 9 për qind në krahasim me vitin 2018 dhe një zhvendosje në breza që nga prezantimi i një modeli të ri në tetor, i teti në linjë që nga viti 1974 kur kjo veturë hyri për herë të parë në treg.
Në vendin e dytë është edhe një model Volkswagen, Polo, me 330.922 njësi të transportuar, me një rënie prej 12.8 për qind nga viti në vit, ndërsa i treti Renault Clio me 302.994 automjete të shitura, gjithashtu pati një rënie prej 17.4 për qind në krahasim nga viti 2018.
Në vendin e katërt është Volkswagen SUV Tiguan, dhe i pesti është Skoda Octavia, transmeton KosovaPress.
Një rezultat i shkëlqyer i shitjeve në vitin 2019 u arrit nga Dacia, e cila me dy modele arriti të depërtojë në top-10. Sandero përfundoi vitin në vendin e tetë dhe Duster në pozitën e dhjetë, me rritje prej gati 20 për qind.
Lista e modeleve më të kërkuara në vitin 2019 u bazua në shifrat e shitjeve nga 44 vende në Evropë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019