Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:59

​Honda Jazz e re në shitje që nga vera - foto

Tokio | 27/01/2020 19:30

Honda ka publikuar detaje të reja rreth modelit Jazz 2020, i cili mbërrin në tregun evropian gjatë verës.

Për herë të parë, blerësve do t'u ofrohet gjithashtu një version crossover për të gjitha terrenet.

Jazz i ri pati premierën botërore në Panairin e veturave në Tokio në tetor 2019, dhe do të arrijë në rrugët evropiane pas gjysmë viti.

Modeli nënkompakt i Honda është modernizuar me stil, por ka ruajtur formën tipike të trupit që karakterizonte gjeneratat e mëparshme të kësaj makine.

Materialet në enterier janë të papërshkueshëm nga uji dhe të qëndrueshme.

Pulti është i përbërë nga një ekran digjital 7 inç, ndërsa në krye të tastierës qendrore është një ekran me prekje multimediale 9 inç.

Sikurse edhe disa Honda të tjera, Jazz i ri ka ulëse praktike të pasme që mund të palosen në dy mënyra - lart dhe poshtë (të ashtuquajturat "ulëse magjike"), duke rritur më tej funksionimin e automjetit.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress