Edhe pse skicat e stilistëve - shpesh të lëshuara nga prodhuesit në prag të premierës së një modeli të ri - japin një pamje pak të fshehur të makinës, është e qartë se Hyundai i20 do të ketë një pamje më tërheqëse sesa gjenerata aktuale.
Sipas kompanisë koreane, i20 i ri do të jetë modeli i parë Hyundai në Evropë që përdor gjuhën e ashtuquajtur të projektimit "Sensuous Sportiness", transmeton KosovaPress.
Në krahasim me paraardhësit e tij, Hyundai i20 i gjeneratës së tretë do të ketë një imazh të theksuar sportiv dhe një pamje më dinamike në rrugë, por për të marrë pamjen e vërtetë të kësaj makine, do të na mbetet ende të presim për fotot e para zyrtare.
Kjo ka të ngjarë të ndodhë edhe para premierës botërore të paralajmëruar, të planifikuar për në fillim të marsit në panairin e veturave në Gjenevë.

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019