Ndërsa duhen të paktën 5 vjet në industrinë farmaceutike tradicionale që një ilaç të zhvillohet, testohet dhe vihet në dispozicion, në rastin e inteligjencës artificiale në mjekësi, ky nuk është rasti. Konkretisht, iu deshën AI vetëm 12 muaj për t'u përgatitur, që është pesë herë më shpejt, transmeton KosovaPress.
Profesori Andrew Hopkins nga Exscientia, tha për BBC se "ata kanë provuar inteligjencën artificiale për diagnostikimin e sëmundjeve te pacientët dhe analizimin e të dhënave të marra, por ky është hapi i parë i vërtetë drejt zbulimit të ilaçeve të reja".
Ai gjithashtu deklaroi se algoritmet kalojnë nëpër një miliard vendime për të gjetur molekulat e duhura, dhe për të gjetur ilaçin e ri me precizitet ekstrem. Avantazhi më i madh i këtyre algoritmeve është se ato janë plotësisht të zbatueshme për çdo sëmundje tjetër.
Ky ilaç së pari do të gjendet në fazën e provës në Japoni, dhe nëse është i suksesshëm, testimi do të vazhdojë globalisht. Studiuesit tashmë janë duke punuar në zhvillimin e ilaçeve të mundshme për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, dhe shpresojnë që deri në fund të vitit, këto ilaçe të arrijnë në fazën e testimit.
Profesori Hopkins beson se inteligjenca artificiale në mjekësi do të bëjë një zhvendosje të madhe deri në fund të kësaj dekade, dhe se do të prodhojë të gjitha ilaçet, që do të thotë se kjo metodë është jashtëzakonisht e shpejtë dhe e saktë për të zbuluar barnat që ndihmojnë pacientët me sëmundje të ndryshme.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019