Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 07:22

​Londra pajtohet me rolin e kufizuar të 5G për Huawei-n

Prishtinë | 27/01/2020 21:48

Kryeministri Boris Johnson pritet të njoftojë të martën një rol të kufizuar për gjigantin kinez të telekomunikacionit, “Huawei”, përsa i përket zhvillimit të rrjetit 5G në Britaninë e Madhe, pavarësisht presionit nga SHBA për të penguar kontratat e kompanisë, raportoi sot gazeta “Financial Times”.

Sipas burimeve të përfshira në bisedime, Johnson është duke kërkuar për vendosjen e një tavani në lidhje me shkëmbimin e aksioneve me Huawei-n, për të shmangur mbështetjen e tepërt te kompania.

Britania e Madhe filloi ta shqyrtojë pjesëmarrjen e mundshme të Huawei-t në rrjetet 5G në maj 2019, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e dëboi këtë kompani nga rrjetet amerikane./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress