Një sistem i ngjashëm me letër-muri mund të zëvendësojë antenat dhe marrësit e rëndë aktualisht të përdorur në shtëpi dhe vendet e punës, duke dhënë një sinjal të dobët.
Një ekip nga Laboratori i Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës artificiale i MIT (CSAIL) ka zhvilluar një prototip të një sipërfaqe të kontrolluar nga softueri që përdor më shumë se 3000 mini-antena për të maksimizuar forcën e sinjalit, transmeton KosovaPress.
Edhe pse ka shumë antena, ato janë mjaft të lira: secila kushton disa cent.
"Qëllimi kryesor ishte të shohim nëse mund ta drejtonim sinjalin në një mënyrë që ne mund të kontrollonim në të vërtetë," tha profesori i MIT, Harry Balakrishnan.
Ky sistem i ri quhet RFocus, dhe shkencëtarët besojnë se do të jetë më i dobishëm në zonat ku sinjali është i dobët.
Muajin tjetër, sistemi do të paraqitet në një revistë shkencore, sipas Independent.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019