Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 15.07.2020 07:55

​Shkencëtarët gjejnë mënyrën për prodhimin e rrymës në errësirë

Los Anxhelos | 06/02/2020 17:46

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë bërë "panele antidiellore" që funksionojnë të kundërtën e diellit - gjenerojnë energji në errësirë, në vend që ta kenë diellin si burimin e tyre.

"Në mënyrë që të gjenerojmë energji elektrike pasi dielli të ketë perënduar, ne përdorim një koncept alternative foto-volt që përdor tokën si burim nxehtësie dhe qiellin e natës si një ftohës", shpjegojnë shkencëtarët.

Sidoqoftë, "panelet antidiellore" nuk janë aq të dobishëm, pasi ato mund të gjenerojnë vetëm një të katërtën e energjisë së gjeneruar nga panelet diellore, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, nëse promovohen, "panelet antidiellore" mund të jenë një pikë e madhe kthese, pasi mund të gjenerojmë energji vazhdimisht.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress