Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 09.04.2020 08:20

​Toyota lanson Prius e ri - foto

Tokio | 16/01/2020 18:36

Gjigandi japonez Toyota ka zbuluar konceptin e gjeneratës së re të modelit Prius.

Toyota, në bashkëpunim me TRD dhe Modellista, prezantuan konceptin RD Prius PHV.

Japonezët nuk kanë lëshuar asnjë detaj në lidhje me konceptin, kështu që tani për tani është konsideruar një hibrid plug-in Prius Prime me 121 kuaj fuqi.

Koncepti është i bazuar në modelin Toyota Prius Prime. Modeli është një përzierje e shpirtit sportiv të TDR dhe aftësive stilistike të Modelliste, dhe ky është projekti i tyre i parë i përbashkët.

Ndryshime të rëndësishme në performancë nuk priten, por menaxhimi i përmirësuar i sponsorizuar nga TDR është i mundur, transmeton KosovaPress.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress