Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 31.03.2023 03:48

​Twitter u shpall ”luftë” fotove dhe videove të rreme

Prishtinë | 06/02/2020 18:44

Rrjeti social Twitter ka vënë në shënjestër fotot dhe videot e manipuluara, në mënyrë që të ulë mashtrimet përmes tyre.

Rrjeti social ka njoftuar rregulla të reja që janë pjesë e betejës kundër dezinformimit, gjithashtu në funksion të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Përmbajtja e manipuluar në mënyrë thelbësore për të alternuar kuptimin e saj dhe e shpërndarë për të mashtruar njerëzit do të etiketohen si të rreme.

Dhe nëse videot dhe fotot do të paraqesin rrezik sigurie, ato do të hiqen automatikisht nga rrjeti.

Twitter do të vendosë një etiketë në fotot dhe videot me përmbajtje të rreme dhe do u japë atyre më pak shikueshmëri.

Përmbajtjet e rreme do të eliminohen nga platforma nëse ato paraqesin rrezik të dhunës në masë, trazira civile, nëse kërcënojnë sigurinë e një personi ose grupi, privatësinë e tyre dhe lirinë e shprehjes./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress