Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 03.04.2020 06:48

​AKP shpall shitjen e re të aseteve përmes likuidimit numër 54

Prishtinë | 21/01/2020 12:16

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 54.

Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 93 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. 

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, ndërsa AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.54 duhet të dorëzohen në sallën e konferencave – hoteli ‘Grand’, në Prishtinë më datën 19 shkurt 2020, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Hapja e ofertave bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress