Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.04.2020 04:07

​Austria pezullon fluturimet drejt Kinës

Vjenë | 29/01/2020 17:29

Linja ajrore kombëtare austriake AUA ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Kinës deri më 9 shkurt.

Më parë, Lufthansa e Gjermanisë dhe Swiss e Zvicrës pezulluan fluturimet për shkak të koronavirusit.

Nga Austria, fluturimi i fundit për në Kinë, deri më 9 shkurt, do të bëhet sonte, nga aeroporti i Vjenës, dhe kthimi i avionëve dhe ekuipazhit është siguruar.

Pas kësaj, sipas deklaratës, fluturimet janë pezulluar për "arsye operative", transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress