BE është donatori kryesor i ndihmës humanitare në botë dhe po ndihmon njerëzit në më shumë se 80 vende, tha komisioni.
Nga buxheti i përgjithshëm humanitar për këtë vit, BE do të ndajë 400 milionë euro për programet në Afrikë.
Ndihma posaçërisht ka të bëjë me ata të prekur nga konflikti i gjatë në Republikën e Kongos, vendet e goditura nga uria e Afrikës Qendrore dhe shpërnguljet nga Sudani i Jugut, Afrika Qendrore dhe Çadi.
Për Lindjen e Mesme, BE do të ndajë 345 milionë euro nga buxheti humanitar për të adresuar krizën në Siri dhe Jemen.
BE gjithashtu caktoi 111 milionë euro për të vazhduar ndihmën ndaj të prekshmëve në krizën e Venezuelës, sipas Komisionit Evropian, transmeton KosovaPress.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019