Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 02.04.2020 07:00

​Bllokohet selia e ndërmarrjes së naftës në Londër, 9 të arrestuar

Londër | 05/02/2020 13:33

Nëntë persona që po protestonin për luftimin e ndryshimeve klimatike, janë arrestuar nga policia britanike pasi bllokuan vendin e kompanisë britanike të naftës BP gjatë protestave në ditën e parë të punës së shefit të ri të ekzekutivit Bernard Luni.

Më shumë se 100 aktivistë të Greenpeace u përpoqën të vendosnin 500 panele diellore përpara zyrës së BP, duke bllokuar hyrjet e kompanisë me kanaçe të naftës, transmeton KosovaPress.

Sipas një deklarate nga Policia e Londrës, ata u arrestuan për pengimin e trafikut dhe shkaktimin e shqetësimit dhe u dërguan në një stacion policie në qendër të Londrës.

Zëdhënësi i Greenpeace, Stefano Gelmini tha se disa aktivistë ishin lidhur me zinxhirë për fuçi nafte.

BP tha se Luni, i cili vizitoi stafin gjerman sot, tha se ishte i shqetësuar thellësisht për protestat dhe e kuptoi zhgënjimin dhe zemërimin e tyre.

Një prej protestuesve, Richard George, tha që BP po përpiqej të bllokonte kalimin në energji të pastër në nivel global, transmeton Sky News.

BP po përballet me presion në rritje nga aktivistët e klimës dhe investitorët për të përmbushur qëllimet e marrëveshjes së klimës në Paris 2015 për të luftuar ndryshimin e klimës.

Luni mori sot detyrën si drejtor i Përgjithshëm të BP, ndërsa Bob Dudley doli në pension pas 10 vjetësh në krye të kompanisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress