Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 05:22

​BPB sjell inovacionin e fundit në pagesat ndërkombëtare GPI

Prishtinë | 28/01/2020 15:51

Banka për Biznes (BPB) është banka e parë në Kosovë dhe në rajon e cila ofron inovacionin e fundit për procesimin e pagesave ndërkombëtare të promovuar nga SWIFT – Global Payment Innovation (GPI).

Shërbimi i ri që u ofrohet klientëve është duke u përdorur momentalisht vetëm në disa nga bankat më të mëdha në tregjet e rëndësishme botërore, ndërsa në tregun kosovarë për herë të parë po implementohet ekskluzivisht nga BPB. 

Zëvendësdrejtori ekzekutiv në BPB, Gazmend Rrustemi, thotë se GPI, që është duke u implementuar rishtazi, është një standard i ri i procesimit të pagesave ndërkombëtare i promovuar dhe i shtyrë përpara nga platforma për procesim të pagesave ndërkombëtare SWIFT.

Rrustemi thotë në një intervistë për KosovaPress se ka qenë një domosdoshmëri e kohës dhe zhvillimet teknologjike të viteve të fundit kanë bërë që pritjet e klientëve për procesim të pagesave ndërkombëtare të jenë shumë më të larta dhe si përgjigje ndaj gjitha këtyre pritjeve dhe kërkesave të klientëve, edhe SWIFT ka ndërmarr një iniciativë të tillë në nivel global për t’i ofruar klientëve pagesa ndërkombëtare sa më të shpejta.

“Çka do të thotë kjo? SWIFT GPI i mundëson bankave që t’i procesojnë pagesat ndërkombëtare të klientëve në periudha jashtë zakonisht të shkurta kohore. Po flasim këtu për transferim të mjeteve prej një banke në Kosovë drejt një banke jashtë Kosovës brenda 10 deri 30 minuta,  përderisa një pagesë sot mund të procesohet brenda 1 e më tepër ditëve, ndërsa me SËIFT GPI një pagesë e tillë procesohet jashtëzakonisht shumë shpejt. Nga përvoja jonë e këtyre dy muajve të fundit mund t’ju them që mbi 50 përqind e pagesave procesohen brenda 10 minutave, që është një arritje e jashtëzakonshme, ndërkohe që pjesa dërmuese e pagesave mbi 80 përqind e pagesave procesohen brenda 30 minutave. Përveç kësaj, SWIFT GPI mundëson gjurmim të pagesave, çka do të thotë kjo, kur një pagesë kalon prej një banke në një bankë korrespodentë, pastaj në një bankë tjetër. Ne në çdo moment e dimë ku është një pagesë e tillë dhe në të njëjtën kohë na mundëson ta dimë koston e pagesës sa herë kalon nga njëra bankë në tjetrën. Kjo për neve është me një rëndësi të lartë, sepse në çdo moment jemi në gjendje t’i informojmë klientët tanë për pagesën e tyre që ka arritur në destinacionin e caktuar dhe me çfarë kosto pagesa ka mbërri në atë destinacion”, thotë Rrustemi.     

Se si është është implemtnuar kjo teknologji nëpër botë, zëvendësdrejtori i BPB-së thotë se aktualisht është një numër i madh i bankave nëpër botë që kanë filluar si projekt implementimin e kësaj platformë dhe të këtij standardi, por megjithatë është një numër relativisht i vogël i bankave që kanë implementuar në rajon. Sipas Rrustemit BPB është banka e vetme në rajon që implementon GPI-në. 

“Është një numër relativisht i vogël i bankave që kanë implementuar, për shembull ne në rajon, ne jemi banka e parë që kemi implementuar, gjë që na bënë të ndjehemi mjaft krenar për këtë arritje, megjithatë në periudhën në vazhdim presim që bankat në përgjithësi në botë ta adoptojnë një teknologji të tillë, sepse është një domosdoshmëri e kohës. Klientët presin që tranferi i tyre të realizohet në kohë reale. Prandaj, edhe bankat kanë lëvizur në këtë drejtim dhe ne kemi ndërmarr një hap të tillë me qëllim të ofrimit të një shërbimi sa më të mirë për klientët tanë”, pohon ai.  

Shpejtësia e procesimit të transfereve, a vlen për të gjitha transferet ndërkombëtare apo ajo, ta zëmë, transferet në Gjermani, Amerikë, Turqi dhe Kinë, Rrustemi pohon se ky inovacion vlen për të gjitha vendet, për të gjitha transferet, pra si për transferet dalëse nga Kosova drejt këtyre vendeve, por jo vetëm ndaj këtyre, por ndaj të gjitha vendeve në botë.

“Kjo vlen për të gjitha vendet, për të gjitha transferet, pra sipër transferet dalëse nga Kosova drejt këtyre vendeve, por jo vetëm ndaj këtyre, por ndaj të gjitha vendeve në botë, po ashtu edhe transferet hyrëse që vijnë në Kosovë të gjitha procesohen në kohë jashtë zakonisht të shpejt. Kjo i mundëson klientëve që ti kenë mjetet në llogarinë e tyre brenda disa minutash. Me implementimin sa më të madh të këtij standardi nëpër botë edhe procesimi i tyre do të realizohet edhe më shpejt se sa që realizohet sot, por kjo vlen për të gjitha transferet si nga Kosova ashtu edhe drejt Kosovës”, thotë Rrustemi.

Njëkohësisht, BPB ka edhe një kampanjë që ju ofron diasporës sonë në Zvicër transfere me zero përqind provizion.

Rrustemi thotë se kjo ofertë jo vetëm që realizohet pa komision, por edhe transferet realizohen shpejt.

“Ka kohë që kemi filluar një kampanjë të tillë. Ne kemi një diasporë mjaftë të madhe që jeton në vendet perëndimore sidomos në Zvicër dhe me qëllim të ofrimit të pagesave sa më të shpejta dhe me kushte sa më të mira kemi bërë bashkëpunim me një bankë në Zvicër “Postfinance”, përmes së cilës ne ju ofrojmë klientëve tanë mundësinë që të pranojnë mjetet në llogaritë e tyre pa asnjë komision. Kjo jo vetëm që realizohet pa komision, por edhe transferet realizohen shpejt. Me fjalë të tjera, një bashkatdhetar I jonë që sot jeton në Zvicër dhe ka një familjar të vet në Kosovë me hapjen e llogarisë së tij në bankën tonë, automatikisht hapet mundësia që mjetet të cilat i transferojnë rregullisht drejt familjarëve të tyre, pra t’i transferojnë në bankën tonë pa asnjë provizion. Ky hap po ecën mjaft mirë dhe presim në periudhën në vazhdim të avancohet edhe më tutje”, deklaron ai.   

Kjo risi bënë që Banka për Biznes të jetë e vetmja bankë në vend e rajon të ofrojë transparencë të plotë për secilin shpenzim të transfereve që aplikohet nga secila bankë deri sa transferi të arrij në destinimin e synuar nga klienti, kohë të procesimit të pagesave të monitorueshme dhe më të shpejtë e siguri të plotë./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress