Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 23.09.2020 02:29

​Brendi i njohur "Penelope" tash edhe në Kosovë

Prishtinë | 08/02/2020 11:49

Të premten në mbrëmje është hapur dyqani i brendit të njohur "Penelope", në Prizren. Në qendrën tregtare "Abi Çarshia", tashmë është shtuar edhe ky dyqan me produkte nga ari, argjendi e diamanti.

Te shumtë kanë qenë mysafirët të cilët kanë festuar hapjen e dyqanit të parë në Kosovë të këtij brendi. Pronarja e dyqanit "Penelope", Albana Hoxha tha për KosovaPress, se ky brend njihet në gjithë botën. 

"Në përpjekje për të sjellur diçka të re në Kosovë, pasi që "Penelope" njihet gjithkund në botë, mirëpo në Kosovë nuk ka pasur një dyqan të tillë. Ne kemi vendosur e kemi sjellur këtë dyqan të ri dhe me prezantu këtë brend të ri me produkte unike. Ka diamant, ka ari, ka edhe argjend. Janë produkte të veçanta", tha ajo. 

Mysafirët të premten gjatë hapjes së dyqanit, kanë pasur mundësi të përfitojnë zbritje në të gjitha produktet.

"Ka pasur disa dhurata, një lojë shpërblyese ka qenë që kanë luajtur në facebook dhe instagram. Pastaj kanë luajtur një lojë shpërblyese, mysafirët kanë përfituar zbritje në të gjitha produktet varësisht nga tiketat që kanë fituar 20 përqind, 10, mirëpo në dyqan ka zbritje ekstra 50 përqind në produkte të caktuara", ka shtuar Hoxha. 

Ndonëse për herë të parë është hapur në Prizren, Hoxha tregon se synimi është që të ketë edhe pika tjera në Kosovë. 

"Qëllimi jonë është me pas punë, edhe besoj me u shpërnda edhe në pika tjera. Besoj që do të ketë sukses dhe do të shpërndahet ky rrjet, sepse është me të vërtetë i veçantë dhe i mirë. Besoj që do të kemi sukses", u shpreh ajo./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress