Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 09.04.2020 03:53

​Bursat evropiane të qëndrueshme para marrëveshjes SHBA-Kinë

Prishtinë | 13/01/2020 21:04

Tregjet evropiane të aksioneve e përfunduan ditën sotme me qëndrueshmëri, me investitorët që po presin pak a shumë të kujdesshëm fillimin e sezonit të rezultateve dhe nënshkrimin e marrëveshjes tregtare Kinë-SHBA.

“Ne jemi në nivele të tilla të qëndrueshme, saqë do të na duhet vërtet që të kemi katalizatorë, që të justifikojnë mundësinë e të shkuarit më lart”, tha Andrea Tuéni, analist në Saxo Bank.

Operatorët janë në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes tregtare paraprake mes SHBA-së dhe Kinës, e planifikuar për të mërkurën, një zyrtarizim ky që shpresohej prej muajsh në sfondin e ngadalësimit ekonomik global./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress