Këtë ditë e kanë kujtuar drejtuesit e kompanisë, duke thënë se ëndrrat i kishin të mëdha por veglat e punës të pakta, e edhe ishin pak në numër.
“Sot është një dite e re, me diell. Është thuaja se e njëjtë me ditën e 1 marsit 2009, ditën qe e themeluam Cima Construction. Por Gur mbi Gur ishte motoja që na mësoi të lidhemi fuqishëm me njerëzit, punëtorët dhe themelet e çdo vendndërtimi. Sot teksa kthehemi në kohë shohim se sa me fat kemi qenë që në këtë udhëtim tonin rrugës takuam partnerë, bashkëpunëtorë dhe njerëz fisnikë që na e dhanë besimin të ndërtojmë vatrat e tyre - kulmet e shtëpive të tyre. Teksa kremtojmë 10 vjet të Cima Construction qindra punëtorë tanë janë duke ndërtuar në dhjetëra lokacione vepra te dizajnit dhe arkitekturës moderne. E nesërmja do të zbardhe me shtëpi të reja për qindra familje anekënd Kosovës. Ndërtime që janë fryt i punës sonë dhe garance e investimit të tyre. Sot kremtojmë 10 vjetorin. Por, për Ne, ky është veç fillimi. Ju Faleminderit të gjithëve që besuat tek ne”.