Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 04:55

​Dështon reforma e eurozonës

Prishtinë | 05/12/2019 18:40

Ministrat evropianë të Financave dështuan në arritjen e marrëveshjes për një reformë të Eurozonës, veçanërisht për shkak të ngurrimit të fortë në Itali.

Fillimisht, pritej që ministrat të binin dakord për reformën e fondit të shpëtimit të zonës së euros (MES), si edhe të një plani kohor për zbatimin e Skemës Evropiane të Garancisë së Depozitave (EDIS), që do të miratoheshin më pas në një samit evropian më 12 dhe 13 dhjetor, nga krerët e BE-së.

Por javët e fundit, reforma MES është kritikuar në Itali, si nga Lidhja e Matteo Salvinit (e djathta ekstreme, në opozitë), ashtu edhe nga Lëvizja 5 Yjet (partnere e koalicionit qeverisës). Krijuar në vitin 2012, në mes të krizës së eurozonës, MES duhet të forcojë aftësinë e saj financiare, fuqitë mbikëqyrëse mbi vendet me probleme në rritje dhe të bëhet huadhënëse e zgjidhjes së fundit për bankat që dështojnë./ATSH/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress