Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 10:53

​Dita kur qymyrguri shfrytëzohet për bërë hekurin e pastër

Prishtinë | 12/01/2020 07:44

Më 12 janar 1839, një punishte e vogël hekuri në fshatin Mauch Chunk të Pensilvanisë Lindore, për herë të parë shfrytëzoi qymyrgurin për të kthyer mineralin e hekurit në hekur të pastër.

Antraciti, i sjellë nga minierat e Pensilvanisë, digjej në temperatura shumë më të larta se sa qymyri që përdorej më parë.

Zbulimi se antraciti jepte shumë më tepër rezultat në procesin e përpunimit të mineralit, lejoi prodhimin në shkallë të gjerë të hekurit. Më parë, hekuri prodhohej në sasi të vogla dhe me metoda artizanale, por shumë shpejt ai u kthye në një gjigand të industrisë, ashtu siç është edhe sot.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress