Me këtë rast, ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, ka thënë se duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren, me ç’rast këto zona të vendit janë dëmtuar nga erërat e forta, ministria që ai drejton, përmes këtyre ekipeve, do të evidentojë dëmet e krijuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
“Raportimet preliminare tregojnë për dëme kryesisht në serrat dhe stallat e fermerëve të këtij rajoni. Ekipet tona do të monitorojnë dhe vlerësojnë këto dëme dhe si Ministri do analizojmë mundësitë buxhetore, ligjore dhe operative për të përkrahur fermerët tanë drejt rikuperimit sa më shpejtë”, ka thënë ministri Mustafa.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019