Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:04

​Eksportet gjermane në Britaninë e Madhe bien ndjeshëm para Brexit-it

Prishtinë | 27/01/2020 21:50

Eksportet gjermane në Britani kanë pësuar rënie në prag të Brexit, thotë një kompani e rëndësishme e industrisë gjermane.

Nga janari në nëntor të vitit 2019, kompanitë gjermane eksportuan mallra me vlerë totale prej 73,6 miliardë euro në Britani, sipas të dhënave të Shoqatës gjermane të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).

Kjo ishte shumë ishte 4 % më pak në krahasim me periudhën përkatëse të një viti më parë.

“Dalja e Britanisë së Madhe nga BE është një goditje historike për kompanitë gjermane”, tha presidenti i DIHK, Eric Schweitzer.

“Faza e tranzicionit deri në fund të vitit mund ta zvogëlojë disi presionin ndaj kompanive gjermane, por shkëputjet ekonomike kanë nisur të ndihen që sot”, vazhdoi ai./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress