Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 07:57

​FMN ul parashikimet për rritjen ekonomike botërore për vitin 2020-2021

Prishtinë | 21/01/2020 11:01

FMN-ja parashikon një rritje më të ulët nga sa është parashikuar të rritjes ekonomike botërore në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të pritshmërive jo të mira në ekonomitë në zhvillim, duke filluar nga India dhe vazhdimësia e rreziqeve veçanërisht gjeopolitike.

Ekonomia botërore do të rritet me 3,3% në 2020 dhe 3,4% në 2021, një rishikim në rënie me 0,1 pikë dhe 0,2 pikë, respektivisht në raport me parashikimet e muajit nëntor nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Është më mirë se vitin e kaluar kur rritja ekonomike ra në nivelin më të ulët që prej krizës financiare, por kjo mbetet një ‘rimëkëmbje e ngadaltë'”, theksoi FMN duke nënvizuar se rishikimi i rritjes ekonomike indiane (-1,2 pikë në 5,8%) përbën pjesën më të madhe të uljes së parashikimeve për rritjen ekonomike.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress