Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:56

​Gjilani shpërndan 31 mëshqerra për blegtorët

Gjilan | 28/01/2020 15:46

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan, e mbështetur nga organizata për zhvillim rural “Mëshqerra”, ka shpërndarë sot 31 mëshqerra për blegtorët e kësaj komune.

Në ceremoninë e shpërndarjes, nënkryetari Arbër Ismajli, ka falënderuar partnerin OZHR Mëshqerra, për mundësinë e madhe për fermerët e Gjilanit.

“Sot po i shpërndajmë këto gjedhe në kuadër të  fazës së dytë të projektit, në të cilin numri i aplikuesve kalon mbi 100”, ka thënë Ismajli.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, tha se Gjilani e ka industrinë e qumështit jashtëzakonisht të zhvilluar që sot funksionin me 50 për qind të kapaciteteve.

“Nuk e di që ka mënyrë më të mirë për ta nisur këtë vit se sa duke e rritur fondin blegtoral edhe për 31 krerë mëshqerra barsë të racës së pastër Hollshtajn. Ky është kontingjenti i dytë që iu dedikohet blegtorëve. Një falënderim të veçantë për OZHR Mëshqerra, për mbështetjen e madhe në realizimin e këtij projekti, për t’i dalë në mbështetje bujqve. Interesimi i madh i fermerëve na bën që të vazhdojmë me këtë projekt edhe në të ardhmen”, ka thënë Ramadani.

Ai tha se janë përzgjedhur fermerët që kultivojnë një deri në katër krerë lopë, ndërkohë që Komuna për çdo krerë mëshqerre participon me 800 euro.

Drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, tha se falë punës së palodhshme të Komunës së Gjilanit dhe të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë arritur që ta përmbyllin edhe projektin e dytë me sukses.

“Kjo është vetëm në të mirë të fermerëve të Gjilanit. Është bërë një punë shumë e madhe në terren, ku e kemi pasur shumë të vështirë në përzgjedhjen e përfituesve. Aty ku punohet drejt, si në rastin e Gjilanit, ne gjithmonë do të jemi mbështetës të pa rezervë”, tha ajo.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress