Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 09:29

​Haradinaj: Familja Likaj ndërtoj një imazh të mirë për kombin

Prishtinë | 12/01/2020 14:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë prezent në pritjen e Ali dhe Esat Likaj, biznesmen shqiptarë të cilët kanë ndërtuar një kompani tejet të suksesshme e me shumë punëtorë në Zvicër.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se kjo familje patriotësh të respektuar por edhe shumë shqiptarë tjerë që veprojnë e jetojnë në Zvicër, sikurse edhe në shtete të tjera, janë shembuj të shkëlqyeshëm të integrimit në një shoqëri e vend të huaj duke ndërtuar një imazh të mirë për veten dhe kombin.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe urime për suksesin”, ka shkruar ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress