Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 05:56

​KEDS vendos katër trafo të reja në Llaushë të Podujevës

Prishtinë | 05/12/2019 16:37

KEDS-i në Llaushë të Podujevës ka realizuar një projekt të madh investiv për përmirësimin e rrjetit energjetik, duke vendosur katër trafo dhe rrjet të ri energjetik.

Këtij investimi të KEDS i gëzohen konsumatorë të kësaj ane, të cilët tani do të kenë furnizim më të sigurt dhe shërbime më kualitative. 

Banorët e këtij fshati mirëpresin investimet dhe falënderojnë KEDS-in për të mirat që i kanë sjellë.

“Tash trafo na ka ardhur shumë afër. Të mirat na kanë ardhur te dera. Përpara kemi pas shumë probleme. Një frymë i rrëzonte shtyllat përtokë, se kanë qenë të vjetra prej drurit. Tash është bërë tepër mirë”, thotë Nexhmi Dudi nga Llausha. 

Edhe banorja tjetër e fshatit,  Melihate Dudi, shprehet mjaft e kënaqur me këto ndryshime. 

“Furrën e shporetit e kemi pas digjitale, por kurrë nuk kemi mund ta përdorim. Tash për herë të parë e kemi përdorë prej se e kemi blerë dhe na ka shpëtuar”, tha ajo duke falënderuar KEDS-in për këto të mira. 

KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për ta mbështetur aty ku është nevoja.


 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress