Kompanitë prodhuese nga Kosova “Besiana – G” sh.p.k, “Agmia Fruits” sh.p.k, “Hit-Flores” sh.p.k, “Santefruit” sh.p.k, “Iron Consulting” sh.p.k dhe “Boost Berries” sh.p.k, po promovojnë produktet e tyre nga pemët dhe perimet: molla, mjedra, dredhza, manaferra, këpurdha, qipsa të mollës, kaqa, fruta mali etj.
Panairi është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të promovojnë produktet e tyre si dhe të krijojnë bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe blerës potencial. Vizitorë të shumtë po shprehin interesim për produktet kosovare.
“Fruit Logistica” njihet si panairi më i rëndësishme i industrisë së pemëve dhe perimeve, në të cilit po marrin pjesë mbi 3300 ekspozues, nga 93 shtete pjesëmarrëse, i cili vizitohet nga tregtarë të 135 vendeve nga mbarë bota.
MTI/KIESA për kompanitë prodhuese vendore ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 100 m2, që gjendet në: hall B, booth nr. C-04.
Panairi është i hapur nga data 5 deri 7 shkurt 2020.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019