Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 05:22

​Koronavirusi ka ndikim prej 4,5 miliardë eurosh mbi turizmin në Itali

Prishtinë | 05/02/2020 23:24

Epidemia e koronavirusit mund të ketë një ndikim prej 4.5 miliardë eurosh mbi shpenzimet e turizmit në Itali në vitin 2020.

Instituti italian “Demoskopika” ka vlerësuar me 4,7 milion numrin e turistëve që mund të heqin dorë nga Italia si destinacion pushimesh, që do të përbënte 14,6 milion më pak se të kaluara në hotel.

Kjo ka të bëjë me turistët që vijnë nga Kina, por edhe nga Gjermania, SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Katër rajone si Venecia, Toskana, Lacio (rajon i Romës) dhe Lombardia (Milano, Liqeni i Komos, Garda dhe Maggiore) – do të jenë më të prekurat duke pësuar 70% të uljes së shpenzimeve turistike si hotele, restorante…

Numri në rritje i anulimeve të rezervimeve që kanë njoftuar së fundi shumë operatorë të turizmit, nuk sinjalizon asgjë të mirë për sezonin turistik në vendin tonë”, theksoi presidenti i Institutit “Demoskopika”, në një komunikatë të publikuar sot.

Sipas një raporti të Bankës së Italisë në korrik 2019, turizmi gjeneron rreth 5% të PBB-së./ATSH/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress