Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:32

​Koronavirusi lëkund bursat evropiane

Prishtinë | 27/01/2020 19:44

Të shqetësuara për përhapjen e epidemisë së koronavirusit, indekset e tregut evropian të aksioneve pësuan lëkundje sot në mëngjes, ku më të prekurat ishin veçanërisht rezervat e kompanive të ekspozuara ndaj Kinës.

“Tregjet globale të aksioneve ishin nën presion në fillim të kësaj jave, ndërkohë që rritet frika për përhapjen e epidemisë së koronavirusit në Kinë”, tha Neil Wilson, analist në Markets.com.

Në Evropë, tërësia e tregjeve pësoi rënie. Bursa e Parisit ra me 2,27 %, ajo e Frankfurtit me 2,28 %  dhe ajo e Londrës me 2.49 %.

Në Bursën e Tokios, indeksi Nikkei e përfundoi seancën ditore me një rënie prej 2,03 %.

Shkëmbimet e aksioneve në territorin e Kinës dhe në Hong Kong mbetën të mbyllura sot për shkak të festave të Vitit të Ri Kinez./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress