Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.04.2020 05:36

​Koronavirusi po ndikon në rënien e çmimit të naftës

Londër | 27/01/2020 12:50

Çmimi i naftës së papërpunuar vazhdoi të ulej nën 60 dollarë për fuçi të hënën.

Besohet se në këtë rënie është duke ndikuar shqetësimi nga përhapja e virusit vdekjeprurës në Kinë.

Në bursën amerikane, një fuçi nafte u shit për 1.63 dollarë më lirë ose 3 për qind. Ulje të vlerës shënuan edhe tregjet e bursave.

Ministri saudit i Energjisë, Abdulaziz bin Salman Al-Saud, tha të hënën se organizata OPEC dhe Rusia mund të marrin masa për baraspeshimin e tregut të naftës, pavarësisht ndryshimeve në kërkesa.

Ai gjithashtu tha se Arabia Saudite është duke e përcjellë situatën e virusit në Kinë dhe beson që përhapja e tij do të jetë e kontrollueshme.

“Tregjet po ndikohen kryesisht nga faktorët psikologjikë dhe pritjet tepër negative nga disa pjesëmarrës, pavarësisht ndikimit shumë të kufizuar të virusit në tregun botëror”, tha Al-Saud.

Ai tha gjithashtu se përhapja e virusit SARS në vitet 2002-2003 nuk kishte ndikuar në zvogëlim të madh të kërkesave për naftë./tch

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress