Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 03.04.2020 06:27

​Lagarde: Bisedimet BE-SHBA sinjal pozitiv

Prishtinë | 23/01/2020 18:32

Takimi i së martës, në Davos, mes Donald Trump dhe Ursula von der Leyen, është një sinjal pozitiv për të zgjidhur tensionet tregtare amerikano-evropiane, vlerësoi sot presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.

“Toni dhe vendosmëria e të dyja palëve duhet të merret si një sinjal pozitiv”, tha Lagarde, ndërkohë që optimizmi i shfaqur nga Von der Leyen për mundësitë e arritjes së një marrëveshje tregtare brenda disa javësh befasoi shumë burime europiane.

Në një kohë kur Kina dhe SHBA sapo kanë nënshkruar një armëpushim tregtar, Donald Trump rifilloi armiqësitë kundër evropianëve, duke përmendur përsëri të mërkurën kërcënimin për vendosjen e taksave ndëshkuese për makinat evropiane./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress