Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 12:44

​Lekaj: Normalizimi i hapësirës ajrore me Serbinë të mos kushtëzohet me heqjen e taksës

Prishtinë | 21/01/2020 17:45

Marrëveshja për operimin e kompanisë ajrore “Lufthansa” në linjën Prishtinë-Beograd, të nënshkruar dje në një ceremoni të veçantë në Ambasadën amerikane në Berlin, po konsiderohet një hap pozitiv për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Drejtues të institucioneve të vendit deklarojnë se aviokompania gjermane “Lufthansa” synon të hapë korridorin ajror Prishtinë-Beograd.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, duke komentuar kushtëzimet e autoriteteve të Serbisë për zbatimin e kësaj marrëveshje, tha për KosovaPress se nuk duhet të bëhet kompromis për heqjen e taksës 100 për qind.

Lekaj thotë se falë përkrahjes së SHBA-së, kjo letër e përafrimit do të ndikojë dukshëm edhe krijimin e korridorit për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të Serbisë nga aviokompanitë që aterrojnë në aeroportin “Adem Jashari”, si dhe do të shkurtojë hapësirën edhe në kohë për rreth 30 minuta, por edhe për zbritjen e çmimeve të biletave.

Kosova aktualisht ka vetëm një korridor ajror me Maqedoninë e Veriore, megjithëkëtë ministri në detyrë Lekaj nuk përjashton mundësinë që Kosova shumë shpejt do të ketë korridor ajror edhe me Shqipërinë.

Për këtë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga SHBA, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu për KosovaPress ka thënë se synimet për hapje të korridorit ajror me Serbinë është pozitiv, dhe LDK do të kontribuojë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërsa, përfaqësues të Lëvizjes vetëvendosje, edhe pse janë kontaktuar nga KosovaPress, nuk kanë dashur ta komentojnë këtë marrëveshje me Serbinë për shfrytëzimin e linjës ajrore Kosovë-Serbi.

Kompania ‘Lufthansa’ duhet të kërkojë aprovimet dhe licencat për të gjitha fluturimet, sipas kërkesave, rregulloreve dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, sipas marrëveshjes për ECAA./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress