Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 03.04.2020 06:39

​Londra mban taksën digjitale pavarësisht paralajmërimit amerikan

Prishtinë | 22/01/2020 18:23

Britania e Madhe do të mbajë taksën e saj digjitale, deklaroi sot ministri britanik i Financave, Sajid Javid, pavarësisht kërcënimeve amerikane për kundërpërgjigje.

“Ne parashikojmë të zbatojmë taksën tonë mbi shërbimet digjitale në muajin prill”, deklaroi ai gjatë një paneli në Forumin Ekonomik Botëror në stacionin zviceran.

“Kjo është një taksë proporcionale dhe që është perceptuar si e përkohshme. Ajo do të hiqet në momentin që do të ketë një zgjidhje ndërkombëtare”, theksoi ministri, i cili u shpreh përkrah sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress