Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 10:52

​Makinat elektrike rrezikojnë 410 mijë vende pune

Prishtinë | 14/01/2020 18:46

Me lëvizjen drejt makinave elektrike në Gjermani, rreth 410000 vende pune janë në rrezik brenda vitit 2030, shkruan gazeta gjermane Handelsblatt.

“Forca shpërthyese e transformimit të industrisë së automjeteve mund të jetë një rrezik social’’, shkruan gazeta.

Vetëm në pjesën e përparme të ndërtimit të motorëve dhe ingranazheve, vendet që mund të humbasin janë 88000.

Për të minimizuar dëmet në tregun e punës, grupi i studimit të platformave, nën kryesinë e unionit IG Metal, propozon që kompanitë të përballen me plane strategjike për stafin dhe qendrat e kualifikimit rajonal, ku bizneset, agjencitë e punësimit përmes rifreskimit mund të bashkëpunojnë me qëllim rehabilitimin e tregut të punës./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress