Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.04.2020 04:14

​Mbahet samiti i jashtëzakonshëm evropian për marrëveshjen e buxhetit

Prishtinë | 25/01/2020 19:39

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ftoi sot krerët e shteteve dhe qeverive të 27 shteteve anëtare, për mbajtjen e një sami të jashtëzakonshëm më 20 shkurt në Bruksel, për të arritur në një marrëveshje mbi buxhetin e BE-së për periudhën 2021-2027.

“Çdo shtyrje do të krijonte probleme të rënda praktike dhe politike, dhe do të kompromentonte vazhdimin e programeve dhe politikave aktuale, si dhe fillimin e atyre të rejave”, theksoi Michel në ftesën e tij për drejtuesit.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm se këto negociata janë ndër më të vështirat me të cilat duhet të përballemi. Por jam gjithashtu i bindur se me mirëkuptim dhe vendosmëri, ne mund të arrijmë një marrëveshje që do të përfitojnë të gjithë europianët”, shtoi ai./ATSh/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress