Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 12.07.2020 08:34

​MFK mundëson hapjen e 200 pozitave për punë praktike për Gratë në Energji

Prishtinë | 27/01/2020 18:27

Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) ka lansuar projektin e dytë në kuadër të programit “Gratë në Energji", të titulluar “Punë praktike me pagesë për gratë në energji”.

Qëllimi i këtij programi është tё mbështesë punësimin e grave, duke iu ofruar atyre përvojë në punë pratike me pagesë në institucionet publike, entitetet private, organizata jo-qeveritare dhe organizata ndërkombëtare që janë pjesë e sektorit të energjisë në Kosovë.

200 gra, përfshirë këtu studente të nivelit Master, studente në vitin e fundit të studimeve Bachelor dhe studente të diplomuara në tre vitet e fundit, por të papunësuara, do të jenë përftuese nga ky projekt, në ndërkohë që MFK u ka bërë thirrje edhe institucioneve publike, organizatave dhe kompanive private në sektorin e energjisë në Kosovë, për shprehje të interesit për të ofruar vende për punë praktike me pagesë që do të ofrohet nga vet MFK.

MFK mbetet e përkushtuar të krijojë një mjedis të përshtatshëm për më shumë mundësi të përfshirjes gjinore dhe sociale, dhe të ndihmojë në zvogëlimin e hendekut gjinor nё sektorin e energjisё në Kosovë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress