Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa, ka prezantuar para tyre mundësitë për investime në sektorin e bujqësisë, i cili njëkohësisht i ftoi investitorët zviceranë të investojnë në Kosovë, pasi sipas tij, ky sektor vlerësohet të jetë ndër sektorët më me potencialë në vend.
“Me politikat tona qeveritare do të orientohemi në mbështetjen e faktorëve të prodhimit, në stimulimin e fermerëve dhe krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja, duke ndikuar edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar të produkteve bujqësore”, tha ministri Mustafa.
Deputeti në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, Daniel Waffler dhe përfaqësuesi i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi dhe Industri, Karl Kupper, njoftuan ministrin Mustafa me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë në sektorin e bujqësisë, si dhe rritjen e bashkëpunimit mes të dyja shteteve në aftësimin profesionalë të kuadrove në këtë sektor.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019