Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 02.04.2020 05:43

​Nga kjo javë e diela ditë pushimi për bizneset në Vushtrri

Prishtinë | 29/01/2020 16:22

Komuna e Vushtrrisë sot ka mbajtur Diskutim Publik me përfaqësuesit e bizneseve në Vushtrri për Draft Rregulloren për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Vushtrrisë.

Sipas rregullores, e diela do te jetë ditë pushimi përveç bizneseve të kategorive të caktuara të cilat do të vazhdojnë të punojnë.

Kryetari  i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se rregullorja ka për synim të vendosë një rregull lidhur me orarin e punës dhe të mbrojë të drejtat e punëtorëve në sektorin privat që e diela të jetë një ditë pushimi.

Me këtë rregullore përcaktohet  fillimi dhe mbarimi i orarit të punës së bizneseve në lëmin e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë, ndërtimtarisë dhe shërbimeve tjera në Komunën e Vushtrrisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress