Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 03.04.2020 02:56

​​OEAK: 63 përqind e bizneseve nuk e raportojnë korrupsionin, frikësohen nga hakmarrja

Prishtinë | 09/12/2019 12:16

Kosova po vazhdon të ketë shkallë të lartë reale të korrupsionit. Mbi 42 përqind e bizneseve në Kosovë besojnë se shkalla e korrupsionit është rritur gjatë këtij viti. Megjithatë vetëm 22 përqind e tyre e raportojnë atë në institucionet adekuate, pasi të njëjtit po frikësohen për hakmarrje ndaj bizneseve të tyre. Madje, për këtë fajtor po bëjnë sundimin e dobët të ligjit.

Kështu u tha sot në prezantimin e të gjeturave të studimit rreth përceptimit të korrupsionit sipas bizneseve, i cili është bërë nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID.

Ardita Hajra, zyrtare e politikave në Odën Amerikane, theksoi se papunësia dhe korrupsioni po nxisin emigrimin e fuqisë punëtore. Në këtë studim, ajo tha se janë përfshirë 256 biznese në shtatë qytete të Kosovës.

Krahas kësaj, Hajra ka theksuar se nga të gjeturat e këtij studimi del se 42 përqind e tyre besojnë se korrupsioni është rritur, megjithatë këta të fundit nuk po e raportojnë atë. E mbi 83 përqind e tyre, kanë thënë se korrupsioni po i pengon ata në investime direkte.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se studimi sjell të gjetura që duhet të shihen me shqetësim nga qytetarët e vendit. Sipas tij, në Kosovë ka shkallë të lartë reale të korrupsionit.

E Chris Thomson, drejtor për drejtësi komerciale në USAID, tha se pas rezultateve shqetësuese dhe pranisë së madhe të korrupsionit, Qeveria e re duhet ta formojë Gjykatën Komerciale.

Nertilë Latifi, specialiste për drejtësi komerciale në USAID, njoftoi se 4% e bizneseve janë deklaruar se nuk do ta raportojnë korrupsionin. Siç tha ajo, ryshfeti, keqpërdorimi i parasë publike, si dhe nepotizmi mbesin faktorët kryesor të korrupsionit.

Ndryshe, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, për vitin e katërt me radhë, janë bërë bashkë në Javën Kundër Korrupsionit, e cila nisi sot./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress