Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 11.07.2020 04:30

​OEK kërkon nga Qeveria Kurti të ketë prioritet zhvillimin ekonomik dhe vendet e punës

Prishtinë | 05/02/2020 13:40

Ekzekutivi i ri i Kosovës duhet të ketë prioritet zhvillimin ekonomik të vendit, e po ashtu edhe ofrimin e vendeve të reja të punës. Kjo me qëllim që çdo qytetar të ketë mirëqenie më të mirë, e po ashtu vende të punës të qëndrueshme.

Pavarësisht se këto kanë qenë një nga premtimet e shumta të  secilës nga qeveritë deri më tani në Kosovë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Migrimi vazhdon të jetë problem për Kosovën, për çka edhe shoqata të sektorëve të ndryshme në vend  shprehin shqetësimin se fshatrat kanë filluar të zbrazen.

Kështu u tha sot në takim të Odës Ekonomike të Kosovës me tri agjencitë shtetërore,  Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka renditur prioritetet që duhet të ketë qeveria e re, duke theksuar se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik.

Krahas kësaj, Rukiqi ka theksuar se ekzekutivi i ri duhet të ketë prioritet që në vend të ofrohen vende të reja të punës të qëndrueshme, për një mirëqenie më të mirë. 

Bahri Berisha, i cili udhëheq Doganën e Kosovës, tha se janë duke rishikuar udhëzimet administrative, me qëllim që të ketë lehtësira për bizneset. Krahas kësaj, Berisha tha se kanë arritur të rrisin të hyrat për 10 për qind, për çka se kanë pasur edhe ndikimin në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Nijazi Asllani, sipas të cilit gjatë vitit 2019 ka pasur rezultate më të mira për 10 për qind të të hyrave.

Pavarësisht këtyre, shoqatat kanë kritikuar këto tri agjenci shtetërore. Sipas Ruzhdi Kurtishaj nga Shoqata e Transportit Rrugor edhe më tutje po vazhdojnë të përballen me problemin e zhdoganimit të automjeteve.

Enver Gruda nga Shoqata e Agrobiznesit të Imputit Bujqësor, tha se fshatrat kanë filluar të zbrazen, për çka ka fajësuar institucionet e vendit.

Në këtë takim të tri agjencive shtetërore me Odën Ekonomike të Kosovës, kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci tha se prioritet i tyre është kontrolli, sipas të cilit komuniteti i bizneseve problemet që kanë pasur  çdo herë i kanë adresuar tek ta. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress