Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 09.04.2020 06:10

​OIT: Numri i të papunëve në botë në rritje

Prishtinë | 20/01/2020 23:13

Numri i njerëzve të papunë në botë pritet të rritet përsëri këtë vit, në 190,5 milionë, thuhet në një raport të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (OIT), i botuar sot.

Në raportin e saj vjetor për punësimin në botë, OIT tregon se pasi ka mbetur relativisht e qëndrueshme gjatë nëntë viteve të fundit, papunësia në botë pritet të rritet përsëri për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike.

Numri i të papunëve pritet të rritet me rreth 2,5 milion në vitin 2020, sepse me rritjen e forcës së punës, vendet e krijuara të punës nuk janë të mjaftueshme për të përthithur prurjet e reja në tregun e punës.

Më shumë se dy herë më i lartë se papunësia, nënpunësimi i fuqisë punëtore preku më shumë se 470 milionë njerëz në mbarë botën vitin e kaluar. Ky koncept përfshin, përveç të papunëve, 165 milionë njerëz që janë të punësuar, por që dëshirojnë të punojnë më shumë dhe 120 milionë, të cilët nuk klasifikohen si të papunë, por që mund të gjejnë një punë në të ardhmen e afërt./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress