Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 02:10

​Panxha: Taksa ndikoi në rritjen e prodhimit dhe punësimit

Prishtinë | 22/01/2020 12:32

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar në raport me partnerët e saj, megjithatë pas vendosjes së tarifës 100 për qind, të dhënat tregojnë që në vitin 2019 importi ka pësuar rënie.

Kështu u tha sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës e cila ka për qëllim diskutimin mbi efektet e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja, në ekonominë e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se rritja vjetore e importit nga viti 2017 në vitin 2018 ishte 11 për qind, ndërsa në vitin 2019 rritja vjetore e importit ishte vetëm 4 për qind, ndërkaq eksportet kanë shënuar një rritje prej 6 për qind gjatë vitit 2019.

Ai tha se një indikator tjetër i efektit pozitiv të tarifës është rritja e numrit të të punësuarve në sektorin e prodhimit, si dhe rritja e shitjes së produkteve vendore.

Panxha po ashtu tha se për shkak të vendosjes së taksës, shteti serb ka vendosur masa bllokuese ndaj eksporteve të Kosovës.

Ndërsa, Fejzullah Mustafa pronar i kompanisë “Fluidi”, tha se taksa 100 për qind ka pasur një efekt pozitiv në kompaninë e tij.  Ai tha se ka pasur një ngritje të prodhimit dhe shitjes për produktet e lëngjeve, sidomos për produktet e vajit ushqimor.

Profesori universitar Muhamet Mustafa lidhur me këtë temë, tha se kur është vendosur taksa ishte paralajmëruar se do të ketë mungesë të mallrave dhe do të pësojë buxheti, por sipas tij, ka ndodhur e kundërta, pasi që ka pasur rritje të buxhetit dhe këto mallra janë zëvendësuar nga shtete tjera dhe disa nga vendi.

Ai tha se vetë fakti që në vitin 2017 dhe në 2018 kishte vetëm 45 milionë euro për investime në makineri, në vitin 2019 vlera e investimeve në makineri ka arritur në 56 milionë euro nga prodhuesit vendorë.

Po ashtu edhe Gojart Kelmendi, pronar i kompanisë ‘Flutra’, tha se në kompaninë e tij ka pasur efekt pozitiv taksa 100 për qind, por shtoi se nëse hiqet ajo Qeveria duhet t’i mbrojë prodhuesit.

Kelmendi tha po ashtu se në të gjitha parametrat ka pasur rritje në sektorin e letrës dhe 25 për qind ka pasur rritje të punësimit, si dhe shitjes në kompaninë e tij.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradiunaj ka bërë me dije se taksa ndaj Serbisë do të hiqet vetëm atëherë kur kjo e fundit ta njohë Kosovën shtet të pavarur./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress