Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.04.2020 03:09

​Parisi planifikon pezullimin e taksës digjitale në vitin 2020

Prishtinë | 21/01/2020 19:12

Franca planifikon të pezullojë taksën e saj mbi digjitalin, për këtë vit, në mënyrë që të shmangë sanksionet amerikane dhe të japë më shumë kohë, për të gjetur një marrëveshje globale brenda OECD-së.

“Taksa vazhdon të jetë, por pagesa e kësteve të planifikuara për në prill dhe nëntor është pezulluar, për t’i dhënë kohë negociatave brenda OECD-së”, tha një burim francez, një ditë pas bisedës telefonike midis presidentit francez, Emmanuel Macron dhe atij amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për gazetën “Wall Street”, në kuadër të Forumit Botëror të Ekonomisë, në Davos, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, e vlerësoi propozimin francez si fillimin e një zgjidhjeje.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress