Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.04.2020 03:35

​PBB në Poloni u rrit për 4% në vitin 2019

Prishtinë | 29/01/2020 18:18

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Poloni u rrit me 4% në vitin 2019, sipas vlerësimeve paraprake nga Zyra e Statistikave të Polonisë (GUS).

Kjo shifër është nën konsensusin e tregut, të përpiluar nga agjencia polake e lajmeve PAP. Sipas pritshmërive të analistëve, ritmi i rritjes së PBB-së gjatë vitit 2019 pritej të arrinte në 4,2%.

“Shkalla e rritjes së PBB-së u ngadalësua nga 5,1%, që u regjistrua në vitin 2018”, deklaroi GUS.

Kërkesa e brendshme u rrit me 3,8% vitin e kaluar, ndërsa investimet u rritën me 7,8% në terma vjetorë./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress