Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:06

​Pekini: Tregjet financiare reagim të arsyeshëm përballë koronavirusit

Prishtinë | 28/01/2020 18:46

Rregullatori kinez i tregut financiar u bëri sot thirrje investitorëve që të analizojnë në mënyrë racionale ndikimin e epidemisë së pneumonisë virale, ndërsa Banka Qendrore kineze premtoi të ruajë likuiditetin e mjaftueshëm të sistemit financiar.

“Firmat dhe agjentët financiarë duhet të inkurajojnë investitorët që të analizojnë në mënyrë racionale dhe objektive ndikimin e epidemisë dhe t’i përmbahen parimit të investimeve afatgjata”, këmbënguli sot në një qarkore, Komisioni për Rregullimin e Tregjeve Financiare ( CSRC).

Bursat e Shangait dhe Shenzhenit janë aktualisht të mbyllura, për periudhën e gjatë të festave të Vitit të Ri Hënor dhe mbyllja e tyre është shtyrë deri më 2 shkurt, njoftuan operatorët e tyre përkatës.

Një shtyrje e cila pajtohet me zgjatjen e pushimeve kombëtare nga Pekini, në mënyrë që të vonojë flukset e papritura në transport dhe kështu të frenojë më mirë rreziqet e zgjatjes së epidemisë së pneumonisë virale në zhvillim.

Ministria e Financave njoftoi ditët e fundit ndarjen e fondeve të konsiderueshme (disa miliarda euro në total), për veprimet për parandalimin dhe kontrollimin e epidemisë./ATSH/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress